Shumë vende kanë marrë masa për të mos lejuar hyrjen në ambiente të caktuara nëse qytetarët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19. Kështu qytetarët duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë nëpër bare apo vende të tjera të mbyllura.
Një burrë nga Serbia ka gjetur një zgjidhje të pazakontë për të shmangur pyetjen e vazhdueshme nëse është vaksinuar.Ai ka printuar certifikatën e tij të vaksinimit në pjesën e përparme të bluzës, ku shihet qartë dhe kodi i madh QR. Fotoja e tij është bërë virale në rrjet.