Michael Weeks, 37 vjeç, nga Britania e Madhe, u bë një baba i vetëm disa vjet më parë. Në përpjekje për të përballuar rolin e tij të ri, ai e bëri jetën e tij më të lehtë duke blerë ushqime të shpejta.
Por kur vajza e tij 4 vjeçare, Silya u bë e varur nga ushqimi i pashëndetshëm, ai vendosi të tregohej më i kujdesshëm për shëndetin e fëmijës. Michael ndryshoi plotësisht menunë e zakonshme, duke e zëvendësuar atë me perime, fruta, mish dietik dhe prodhime deti.
Dhe për të tërhequr vëmendjen e vajzës së vogël, nisi të gatuajë pjata përrallore, duke krijuar imazhe qesharake me kafshë dhe personazhe vizatimorë në pjatë. Ai i ndan kryeveprat e tij të kuzhinës me prindërit e tjerë në rrjetet sociale, dhe madje po mendon të botojë një libër të tërë me receta qesharake. /abcnews.al