Një objekt i cili është pjesë integrale e përditshmërisë së grave është burim i rëndësishëm mikrobesh, sipas ekspertëve, dhe duhet pastruar më me kujdes.
Duhet të pastrohet më shpesh nga sa mendojmë, ndërkohë që është një artikull që shumica e femrave neglizhojnë ta lajnë.
Bëhet fjalë për çantat e femrave. Sipas hulumtimit të Initial Ëashroom Hygiene, çanta e një gruaje ka më shumë mikrobe sesa një tualet mesatar! Fakti që çantat vijnë rregullisht në kontakt me shumë sipërfaqe i bën ato veçanërisht të rrezikshme, pasi mikrobet në çantë mund të transferohen lehtësisht me duart tona.
Hulumtimi tregoi, në fakt, se 1 në 5 çanta janë aq të ndotura sa që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin tonë. Prandaj, duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi pastërtisë së tyre dhe të mos i prekim në dysheme kur jemi në një vend publik./abcnews.al