Kvaratskhelia: Jam i mbushur me krenari, Kvaradona është pseudonimi im i preferuar

schedule21:16 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 21:16 - 28 Dhjetor, 2022

Mesfushori gjeorgjian i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon, duke treguar formë fantastike dhe elegancë në performancat e tij, ku madje tifozat kanë filluar ta thërrasin “Kvaradona”, pasi besojnë se Khvicha do të jetë lojtari i cili do të sjellë titujt e munguar në tokën napoletane pas shumë kohësh.

Në një intervistë për DAZN, Khvicha tregoi për kohëzgjatjen e tratativave me Napoli, për të arritur në qytetin italian dhe se sa i nderuar ndihet për “titullin Kvaradona”.

“Negociatat vazhduan për një kohë të gjatë, rreth dy vjet. Isha shumë i lumtur që një ekip kaq i madh ishte i interesuar për mua.

Ndonjëherë dëgjoja për interesim nga skuadra të tjera italiane, por pasi mora një ofertë nga Napoli, nuk mendoja për të tjerët. Doja vetëm të luaja këtu.

Napoli është një qytet i bukur dhe njerëzit e tij janë njerëz të mrekullueshëm. Qyteti jeton për futbollin, të gjithë e kuptojnë.

Të gjitha pseudonimet e mia janë të shkëlqyera, por shoqërimi edhe me një pjesë të vogël të diçkaje që ka të bëjë me Maradonën është tashmë një nder. Jam i mbushur me krenari, Kvaradona është padyshim pseudonimi im i preferuar”,- tha Kvicha gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!