Kuzhinierja britanike përgatit biskotën më të madhe në botë

schedule13:36 - 31 Maj, 2022

schedule 13:36 - 31 Maj, 2022

Kuzhinierja britanike, Frances Quinn, përzieu 160 vezë, 8 kilogramë çokollatë të zezë dhe 15 kilogramë xhelatinë portokalli. Kështu krijoi biskotën më të madhe në botë.

Gjithashtu, ajo theu rekordin botëror, që e mbante vetë, pasi e përgatiti biskotën më të madhe në botë, të njohur si “Jaffa Cake”. Më 2017, e kishte përgatitur po ashtu një biskotë të madhe.

Kjo biskotë është e madhe sa 6.557 biskota të zakonshme, ndërsa peshon rreth 80 kilogramë.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoja me McVitie (kompani për prodhim të çokollatave), për të thyer rekordin që e vendosa pesë vjet më parë”, u shpreh Quinn./abcnews.al