Kuzhinieri spanjoll udhëton drejt Turqisë për të gatuar për të shpëtuarit e tërmetit

schedule15:13 - 8 Shkurt, 2023

schedule 15:13 - 8 Shkurt, 2023

Kuzhinieri spanjoll Jose Andres, i cili njihet për organizatën e tij jofitimprurëse për të ofruar ushqime pas fatkeqësive natyrore, po ngre kuzhinën e tij në zonën e prekur nga tërmeti në Türkiye, pas dy tërmeteve të mëdha që shkatërruan 10 qytete në vend.

Andres, themeluesi i World Central Kitchen, tha se do t’i japë një dorë ndihmë popullit turk të shkatërruar nga tërmeti.

“@RTerdogan siç folëm në Madrid disa muaj më parë, @WCKitchen është një Organizatë Ushqimi emergjente! Tashmë po mbërrijmë në terren dhe me partnerë vendas do të ndihmojmë popullin turk në këtë orë të vështirë! #ChefsForTurkey”, tha Andres në një mesazh që postoi në Twitter.

Numri i të vdekurve nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi deri më tani ka shkuar mbi 11.200, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin trupa të tjerë nga rrënojat.

Dy tërmete të forta të hënën tronditën pjesën juglindore të vendit. Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë. Turqia njoftoi mbylljen e shkollave deri më 13 shkurt në të gjithë vendin dhe shpalli një javë zie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!