Kuvendi voton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

schedule13:28 - 17 Shtator, 2020

schedule 13:28 - 17 Shtator, 2020

Kuvendi voton ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të përzgjedhë anëtarët e KQZ. Komisioni u ngrit me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Mësohet se komisioni përbëhet nga PS: Damian Gjiknuri kryetar,  Adnor Shameti dhe Alket Hyseni.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet nga Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku.

Gjithashtu edhe opozita jashtëparlamentare do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë komision, i cili është Oerd Bylykbashi.

Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.

Ndërkohë, abcnews.al ka raportuar më herët edhe listën e aplikantëve të cilët kanë shprehur dëshirën për të marrë poste në KQZ-në e re. g.v/abcnews.al