Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë diskutoi për mandatin e deputetes së mazhorancës Olta Xhacka.
Socialistët që edhe më parë janë shprehur me votë mbështetëse për kolegen e tyre, lëshuan sinjale se nuk kanë ndryshuar qëndrim, pavarëisht futjes në lojë të Gjykatës Kushtetuese.
Opozita kërkon që të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që të vendosë nëse ish ministrja do ta gëzojë karrigen në Kuvend, apo duhet të humbasë mandatin meqë bashkëshorti i saj u bë investitor strategjik nga qeveria Rama.
Kushtetuta parashikon papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me cdo përfitim tjetër financiar nga paratë publike.