“Kuvendi të presë përgjigjen e Venecias”, LSI: Kërkesa e Varhelyi duhet dëgjuar e zbatuar

schedule16:30 - 26 Tetor, 2020

schedule 16:30 - 26 Tetor, 2020

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me deklaratat e Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho shkruan se mazhoranca dhe kryeministri po cënojnë një nga proceset më të rëndësishme të vendit dhe kushtin nr.1 për hapjen e negociatave.

Sipas saj, qeveria nuk po merr parasysh interesin kombëtar të vendit por vetëm interesat e saj politike .

Nënkryetarja e LSI thekson se kërkesa e komisionerit Varhelyi drejtuar parlamentit shqiptar “është e qartë dhe duhet dëgjuar e zbatuar duke pritur mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Postimi

Standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit janë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.
Kjo maxhorancë dhe ky Kryeministër po cënojnë një nga proçeset më të rëndësishme të vendit dhe kushtin nr.1 për hapjen e negociatave duke mos marrë parasysh interesin kombëtar të vendit por vetëm interesat e tyre politike .
Ndaj dhe kërkesa e Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi drejtuar parlamentit shqiptar është e qartë dhe duhet dëgjuar e zbatuar duke pritur mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit janë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Kjo maxhorancë dhe ky…

Posted by Erisa Xhixho on Monday, October 26, 2020