Kuvendi i Shqipërisë këtë të mërkurë është mbledhur për të votuar vendimin e Komisionit të hetimit për shkarkimin e Metës, ndërsa kreu i shtetit ndodhet në një aktivitet të organizuar në presidencë.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se është shumë i lumtur që në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.
“Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.
Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.
Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve”, shkruan Meta.
Ndërkohë deputetët vijojnë në kuvend diskutimet e tyre në lidhje me vendimin për shkarkimin e kreut të shtetit./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CP5OSXsA0s0/?utm_source=ig_web_copy_link