Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës, Balla: Presidenti shoqërohet me persona të inkriminuar

schedule16:05 - 29 Tetor, 2020

schedule 16:05 - 29 Tetor, 2020

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në një prononcim për mediat pas seancës së sotme plenare i është përgjigjur presidentit Ilir Meta.

Kuvendi rrëzoi sot dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, Balla tha se  tashmë institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve kanë kohën e nevojshme.

Sipas Ballës “Venecia” ishte e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë  i bëri thirrje kreut të shtetit të mos shoqërohet, sipas tij me persona me të shkuar kriminale.

“Që nga ky moment instuticionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve ka kodin e ri zgjedhor për ta ndjekur dhe për të garantuar zgjedhje. Gjej rastin të shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvend e kemi pritur dhe e mirëpresim çdo lloj rekomandimi që vjen nga Komisoini i Venecias, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në rastin në fjalë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu se nuk ishte rast urgjent. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura në Europë. Besoj qe Presidenti i Republikë s’ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi, e ftoj të heq dorë nga etiketimet e panevojshme në kurriz të Kuvendit. Duke qenë se një pjesë e mediave kanë transmetuar pamje të Presidentit në një gjendje të Presidentit jo normale në pani të individë me të shkuar kriminale i bëj thirrje të heqë dorë nga këto prezenca. Në kushtet ku kemi pasur një aksident të rëndë,i bëj thirrje q të mos gjendet në prani të këtyre personave që janë pronarë në atë zonë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg dhe i ftoj të gjiktha partitë që të respektojnë rregullat e garës. Gara është e njëjtë dhe e barabartë për të gjithe”, tha Balla. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!