Këtë të mërkurë në Podgoricë do të do të mbahet seanca parlamentare, ku në rend dite është zgjedhja e qeverisë së 42-të malazeze, të propozuar nga mandatari Zdravko Krivokapiç.
Në një deklaratë prej 51 faqeve, Krivokapiç ka prezantuar përparësitë e qeverisë së ardhshme që janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, drejtësia dhe barazia, marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, garantimi i kushteve për zgjedhje të ndershme, ulja e shpenzimeve publike, transparencë të plotë për punën e administratës shtetërore.
Ndër të tjera mediat vendase bëjne me dije se përparësitë e qeverisë janë edhe masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Qeveria e re malazeze do të ketë zv/kryeministërt, liderin e parisë URA, Dritan Abazoviç dhe 12 ministra./abcnews.al