Kuvendi konfirmon sërish Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve

schedule21:01 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:01 - 9 Qershor, 2022

Kuvendi ka votuar sot  Gentiana Sulën për një mandat tjetër në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.

Sula u votua me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ajo ka marrë kështu edhe vota nga opozita.

Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!