Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Minxhozi: Bashës i duhet ‘të shpikë rrotën’ që të sjellë ndryshime

schedule17:26 - 29 Gusht, 2023

schedule 17:26 - 29 Gusht, 2023

Analisti Skënder Minxhozi nuk pres diçka të re nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që do të zhvillohet më 4 shtator.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se është pesimist për rikthimin e Bashës në krye të partisë.

Sipas Minxhozit, Bashës i duhet ‘të shpikë rrotën’ që të sjellë ndryshime.

“Ka kohë që nuk pres diçka nga Partia Demokratike zyrtare, futem tek personat që janë thellësisht pesimist për këtë rikthim të Lulzim Bashës në parti, por edhe për vetë performancën e partisë në kushtet kur asaj i duhet të luftojë, jo më për qeverinë si dikur kur Basha ishte kryetar, por tashmë do të luftojë edhe brenda opozitës, me foltoren, me Ilir Metën. Lufta e Lulzim Bashës është komplikuar dukshëm që në momentin që ai la godinën e SHQUP-it. Një pjesë e madhe e partisë, që identifikohet me Sali Berishën, ka provokuar një çarje të thellë me partinë zyrtare dhe i ka marrë shumicën e votave, 500 mijë kundrejt 40 mijë në zgjedhjet e fundit.

Është një luftë aktualisht e pabarabartë. Lulzim Bashës i duhet të shpikë rrotën nga e para, në mënyrë që të kapë terrenin e humbur. Jam pesimist që ai mund të bëjë diçka të tillë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!