Kuvendi i preu sinjalin, PD futet LIVE në Facebook: Provat e masakrës zgjedhore

schedule13:20 - 27 Tetor, 2021

schedule 13:20 - 27 Tetor, 2021

Pasi Kuvendi i ka ndërprerë transmetimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, opozita është futur live në Facebook. Sinjalin e regjisë Kuvendi e ndërpreu pasi PS braktisi mbledhjen për herë të dytë.

Me gjithë paralajmërimet e kreut të Komisionit hetimor për zgjedhjet, Enkelejd Alibeaj, transmetimi në faqen e “Facebook” të Kuvendit është ndërprerë pas debatit mes Alibeajt dhe Drejtoreshës së Shërbimit të Komisioneve Parlamentare në Kuvend Lefterie Luzi.

Lexo edhe: Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën. PS largohet, Kuvendi i heq sinjalin

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë ‘sajuar’ me një celular të cilin e kanë kaluar dorë më dorë, duke publikuar në Facebook qëndrimet e tyre.

Deputetët e PD po bëjnë raportim mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare. Oerd Bylykbashi është ndalur te disa prej pikave ku sipas tij ka shkelje të ligjit. Ai deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë të lira dhe të ndershme, pasi sipas tij shteti është shkrirë me partitë. I ndalur tek blerja e votës, Bylykbashi tha se ky ka qenë një fenomen masiv, ndërsa theksoi se epiqendra e shpërndarjes së parave sipas tij ishte Bashkia Durrës

Në përmjet verifikimit të fondeve publike, synohet të faktohet masakra e 25 prillit si pasojë e transfertave të pakufizuara për tërmetin me qëllim maksimalizimin e vota të PS. Për të provuar lidhjen midis këtyre veprimeve të shtetit në ndryshim me kodin zgjedhor. Do theksoj blerjen e votës nëpërmjet shtesës buxhetore. Dhënia e granteve për periduhën zgjedhore. Theksoj se evidentohet qartë prishja e ndarjes së qartë midis shtetit dhe partisë në pushtet. Partitë nuk duhet të shkrihen me shtetin, por ka ndodhur e kundërta e asaj që kërkon OSBE. Më 25 prill shteti ka hyrë në lojë dhe kur shteti hyn në lojë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më datë 4 shkurt kanë miratuar me urgjencë listën me 806 familje me një fond prej 2 milion euro kesh në llogari të tyre. Gjithashtu Bashkia Durrës ka ndryshuar edhe kategoritë e dëmtimit, madje ka të dhëna që familje që nuk janë identifikuar me herët janë futur në listë pak ditë përpara zgjedhje. Megjithëse Durrësi ishte epiqendra, kjo çështje u shtri në shumë vende”, tha Bylykbashi. be.k/abcnews.al