Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

schedule15:56 - 27 Korrik, 2022

schedule 15:56 - 27 Korrik, 2022

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi sot me 103 vota “pro” dhe 2 “kundër” protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Përveç shumicës parlamentare, ratifikimin e mbështetën edhe partitë opozitare nga dyja blloqet politike.

Ratifikimin e protokolleve nuk e votoi partia E Majta të cilët votuan kundër, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoillkoviç nuk ishte prezent në sallë. Me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë, NATO do të numëron 32 vende anëtare, raporton abcnews.al.

Anëtarësimi i tyre vjen në kohën kur siguria e Evropës është e rrezikuar si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë

Ky votim u zhvillua pasi dy vendet nordike vendosën të paraqesin një kërkesë për t’u bashkuar me Aleancën më 18 maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të dy vendet u ftuan të anëtarësohen në NATO në Samitin e Aleancës në Madrid në fund të qershorit .

Më 5 korrik 2022 në Bruksel, përfaqësuesit e të 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Protokollet e anëtarësimit do të hyjnë në fuqi kur të gjitha vendet anëtare të NATO-s të njoftojnë qeverinë amerikane për ratifikimin e tyre.

Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s më 27 mars 2020 , duke e bërë vendin anëtarin e 30-të dhe më të ri të Aleancës.

Është hera e parë që Kuvendi i vendit ratifikon protokollet e anëtarësimit të vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në NATO./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!