Kuvendi i Kosovës ka votuar sot në parim Buxhetin për vitin 2022. Pro këtij buxheti kanë qenë 65 deputetë, ndërsa zero vota kanë qenë kundër dhe zero abstenime.
Votimit të buxhetit i kanë paraprirë diskutime të forta mes pozitës dhe opozitës, me këta të fundit që patën kritika të ashpra për ndarjet buxhetore që janë bërë për kategori të caktuara.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

