Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për të zgjedhur presidentin

schedule14:35 - 3 Prill, 2021

schedule 14:35 - 3 Prill, 2021

Sot në orën 14:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të caktuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas mediave në Kosovë në takimin e Kryesisë do të marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvend.

Ndonëse, zyrtarisht nuk është konfirmuar, pritet që Kryesia të thërras për sot seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.



Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Që të dy këta kandidatë ishin pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar të kalojë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!