Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi i 11 Dhjetorit, Këlliçi: Do shkarkojmë Bashën, do ngrihet komision për drejtimin e partisë

schedule15:19 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 15:19 - 10 Dhjetor, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i Forumit Rinor, Belind Këlliçi ka dhënë detaje për ABC nga brenda stadiumit Air Albania për Kuvendin e PD që do të mbahet në 11 dhjetor. Këlliçi deklaroi se do të ketë transparencë të plotë për emrin e çdo delegati që do të marrë pjesë në Kuvend. Deputeti i PD tha se këtë të shtunë, demokratët do të shkarkojnë me votën e tyre Lulzim Bashën dhe partia do të drejtohet nga një Komision i përkohshëm politik.

S’ka si të mos njihet ky Kuvend që është i delegatëve. Këtu nesër do të ketë deputetë anëtarë kryesie, kryetar degësh, drejtës të lartë ndër vite, kryetarë bashkie. S’mund ta çoj në asnjë skutë në mendje në një skenar që lidershipi i vulës nuk njeh partinë e vetë. Unë nuk do doja që nesër të  shënohet një ditë shumë e zezë në rekordet e demokracisë botërore. Duhet të shohim vendimarrjen e kuvendit. Çdo vendimmarrje është legjitime e këtij kuvendi. Është Kuvendi  që prevalon mbi  çdo organ dhe funksion në PD.  Do të ketë risi. Nga ana tjetër do ketë mocioni nëpër shkarkimin e kryetarit të PD.

Mund të ngrihet një komision i përkohshëm në menaxhimin politik të partisë. Po bëjmë 3 muaj që kemi hequr fokusin kryesor nga beteja me Ramën duke e fokusuar brenda partisë. Nga nesër e gjithë vëmendja do rikthehet te përballja me qeverinë. Rama çdo ditë e më shumë në pushtet i heq mundësinë vendit për të patur rritje ekonomike”, tha Këlliçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!