“Kuvendi i Berishës i dështuar”, Basha: Cili do jetë “fati” i deputetëve që e përkrahën

schedule18:14 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 18:14 - 13 Dhjetor, 2021

“Të dështuar”, kështu e ka quajtur kreu i PD Lulzim Basha Kuvendin e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në “Air Albania”. Sipas Bashës, me aq para sa janë dhënë, duhet të kishte më shumë njerëz në stadium.

“Tani pas 3 muajsh, pas gjithë parave që janë derdhur lumë për të paguar unë them se ishte dështim, aty duhet të ishte mbushur e gjithë arena dhe duhet të kishte edhe jashtë. S’ka gjë për të ndaluar Berisha ka ndaluar vetveten”, tha Basha.

I pyetur se cili do jetë “fati” i deputetëve që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës, Basha tha se do merren hapet e nevojshëm në kohën e duhur, duke mos hedhur poshtë mundësinë e përjashtimit të tyre nga partia. Me përgjigjen e tij Basha u dha kohë deputetëve të ndryshojnë qëndrim.

Do marrim të gjitha hapat e nevojshme në kohën e duhur. Kur Kuliçi kërcënon 5 herë një deputet për të mos shkuar në Kuvendin e 18 dhjetorit, këto akte janë të dokumentuara, prandaj ne do vendosim të ndajmë shapin nga sheqeri, kush janë njerëz që kanë humbur busullën përkohësisht, kush i bashkohet një personi non grata…”, shtoi kreu i PD. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!