Kuvendi e shpalli “nul”, Vokshi nxjerr shifrat e Referendumit për shkarkimin e Bashës

schedule15:01 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 15:01 - 18 Dhjetor, 2021

Kryetarja e Komisionit Organizativ i grupit të rithemelimit, Albana Vokshi  në daljen e dytë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me pjesëmarrjen e anëtarëve të Partisë Demokratike deri në orën 13:00.

Vokshi ka theksuar se deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 27 719 delegatë demokratë të cilët kanë votuar shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Në total kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë, vazhdon të votohet, ka informacion se ende ka radhë të gjata. Do të ketë shumë më tepër se aq”,  është shprehur Vokshi .

Raportimi nga Komisioni I Rithemelimit te Partise Demokratike, për numrin e votuesve në referendum deri në orën 13:00:

Shkodër: 2252

Lezhë: 2500

Kukës: 1490

Dibër: 1355

Durrës: 2990

Tiranë: 6347

Elbasan: 2171

Berat: 890

Korçë: 2730

Fier: 2674

Gjirokastër: 1120

Vlore: 1200

Ndërkohë në fjalën e saj Vokshi ka theksuar se është ka një pjesëmarrje të lartë të delegatëve që mund të çojë dhe në zgjatjen e orarit të votimit./abcnews.al