Kuvendi diskuton për paketën antishpifje, Pëllumbi : Dekreti i Metës duhet rrëzuar

schedule12:10 - 22 Janar, 2020

schedule 12:10 - 22 Janar, 2020

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese këtë të mërkurë ka marrë në shqyrtim dekretin e kthyer nga Presidenti Ilir Meta për paketën antishpifje.

Këshilltari juridik i presidencës, Bledar Dervishi, ka deklaruar se kjo është një paketë që bie në kundërtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtat e lirisë së medias dhe të shprehjes.

“Paketa antishpifje bie ndesh me lirinë e medias dhe shtypit. Nuk është në harmoni me Konventën Evropiane të të Drejtave të njeriut.Me kete pakete AKEP-it i jepet e drejta të ekzskutojë vendimet e AMA-sduke u kthyer në një  mjet arbitrar dhe goditës ndaj fjalës së lirë”, tha Dervishi.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se paketa është kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët,  ku sipas tij zëdhënësja e Komisionit Evropian ka bërë thirrje për një mundësi për përmirësimi

Ndërkohë për relatorin Arben Pëllumbi, deputet i PS, dekreti i Presidentit duhet të rrëzohet, pasi sipas tij argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme.

“Argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit.” u shpreh Pëllumbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!