TIRANË- Kuvendi ka vijuar punimet, ku në seancën e radhës plenare por vazhdojnë diskutimet për raportin vjetor. Në Kuvend do të raportojnë institucionet.
Më herët Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores.
Pas paraqitjes së dy raporteve, me 79 vota kundër, 10 vota pro dhe 0 abstenim, Kuvendi rrëzoi projektvendimin për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit.
Rendi i ditës:
- Njoftime.
- Raporti i veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2024.
- Raporti i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2024.
- Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2024.
- Raporti i veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2024.
- Raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2024.
- Raporti i veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2024.
- Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër – hua e dytë për politikat e zhvillimit””.
- Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë, të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), në lidhje me faturën elektronike të ngarkesës, bërë në Gjenevë, në datën 20.2.2008”.
- Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal”.
- Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
- Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
- Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
- Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2024”.
- Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2024”.
- Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2024”.
- Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

