Kuta, fshati i parë diellor

schedule20:33 - 1 Prill, 2023

schedule 20:33 - 1 Prill, 2023

Në skajin juglindor të Mallakastrës, fshati Kutë njihet për traditat e ruajtura me fanatizëm nga banorët e tij. Por prej disa muajsh banorët këtu janë bërë pjesë e një projekti novator që lidhet me energjinë diellore.

Qeveritë mund ta kenë harruar për dekada, por organizatat ndërkombëtare që promovuan Vjosën në Evropë, jo. Fshati me më pak se 1000 banorë, u bë një ndër pikëtakimet e rëndësishme ku lobohej për Vjosën Park Kombëtar. Një shpërblim për mbështetjen e kauzës së Vjosës dhe një problem më pak ne infrastrukturën e fshatit.

Blloqe të mëdha me panele diellore bëjnë të mundur furnizimin me energji të shtyllave ndriçuese të rrugëve të fshatit shkollës, qendrës shëndetësore dhe zyrave të njësisë administrativë Kutë.

Me një lumë si Vjosa që u kalon në prag dhe me mikpritjen si avantazh, banorët shpresojnë të përfitojnë investime të orientuara në agroturizëm.

Tradita në kulinari dhe bujqësi i shtohen avantazhit natyror te Kutës që mund ta shndërrojnë në një atraksion turistik

Projekti i përfitimit të energjisë me panele diellore u mundësua nga Eco Albania dhe u financua nga një shoqatë zvicerane pjesë e grupit të shoqatave evropiane që kundërshtuan ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë me mbështetjen e bashkisë Mallakastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!