Kushton plot 10 mijë euro, greku realizon në dyll statujën e Angela Merkel

schedule11:13 - 14 Shtator, 2021

schedule 11:13 - 14 Shtator, 2021

Një fans i çmendur pas kancelares gjermane Angela Merkel ka shpenzuar 10000 euro për të bërë një statujë në dyll të saj për ta vendosur në restorantin e tij.

Mediat bëjnë me dije se pronari i restorantit është një grek që jeton prej vitesh në Gjermani. Alexis Vaiou, i cili jeton në Bremerhaven, thotë se është i kënaqur me qeverisjen e Merkel, veçanërisht gjatë pandemisë.

Ne kurrë nuk do të kemi një kancelare si ajo”, ka thënë ai për mediat gjermane.

https://www.youtube.com/watch?v=cHj1DtJeq9Y&t=9s

Ai ka bërë me dije se një vendim të tillë e ka marrë pasi kancelarja ka vendosur që të tërhiqet nga skena politike, si një mënyrë për ta pasur gjithmonë pranë. Ndërkohë për realizimin dhe tërheqjen e statujës nga një kompani në Shangai, ai duhej që të kishte lejen e zyrës së kancelares Merkel. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!