Kushti i PD, Hajdarmataj: Alibeaj është ilegjitim, e shkarkuam bashkë me Bashën në 11 Dhjetor

schedule19:50 - 23 Mars, 2022

schedule 19:50 - 23 Mars, 2022

Ish-deputetja demokrate, aktualisht anëtare e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj, ka komentuar kushtin e vendosur nga PD, e cila kërkon që Sali Berisha mos kandidojë për kreun e artisë.

E ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc tw gazetares Juli Xhokaxhi, Hajdarmataj tha se nuk mund të vendosin kushte komisionet ilegjitime. Ajo tha se në Kuvendin e 11 Dhjetorit u shkarkua jo vetëm Basha, por edhe Alibeaj dhe gjithë të tjerët që sot vendosin kushte.

Sipas saj Komisioni i Rithemelimit është i hapur që të gjithë të bashkohen, por pa vendosur kushte.

Për të disatën herë ne nuk do reshtim duke e përsëritur nga data 11 Dhjetor nga ai Kuvend historik ku u shkarkua Lulzim Basha, u ndryshua statuti, pastaj me ratifikimin e Lulzim Bashës më 18 Dhjetor, kryesia dhe kryetari janë ilegjitim. PD me Komisionin e Rithemelimit prej datës 11 Dhjetor ka hyrë në një proces riformatimi. Ashtu siç Basha ishte i shkarkuar dhe përtej zvarritjeve derisa doli dhe dha atë dorëheqje, të njëjtë konsiderohen edhe Alibeaj dhe ata që e shoqërojnë në këto procese. Komisioni i Rithemelimit është për të udhëhequr PD-në sa të krijohet strukturat e reja drejtuese deri sa të futemi në procesin për zgjedhjen e kreut të ri. Në këtë periudhë që jemi riorganizimi i degëve po ndodh. Nuk e kemi luksin për të humbur askënd, dhe askush nuk mund të imponohet në formën e një vendimmarrjeje të tillë’, tha Hajdarmataj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!