Kushtetuta amerikane del në ankand për 20 milionë dollarë

schedule19:05 - 17 Shtator, 2021

schedule 19:05 - 17 Shtator, 2021

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” po nxjerr një nga 11 kopjet e vetme të mbetura të Kushtetutës së parë amerikane. Dokumenti 234 vjeçar ka një vlerë 15 deri në 20 milionë dollarë.

Ankandi i shumëpritur do të zhvillohet në Nëntor dhe vlerësohet se do të marrin pjesë disa koleksionistë të pasur.

Dokumenti është kopja e parë, e cila iu shpërnda përfaqësuesve të Komitetit Kushtetues të Kongresit dhe fillon me frazën “Ne, njerëzit e Shteteve të Bashkuara …”

Vlen të përmendet se “Sotheby’s” ka nxjerrë gjithsej 80 dokumente, të cilat lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara./ Abcnews.al