Kushtetuesja u bë me 7 anëtarë, BE: Vendim i rëndësishëm

schedule20:22 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 20:22 - 28 Dhjetor, 2020

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka përgëzuar Presidentin dhe KED për mbylljen me sukses të procedurës për emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, që është Sonila Bejtja, e cila pasditen e sotme mori firmën e kreut të shtetit.

Sot Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Znj. Sonila Bejtja si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi vakant. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës” shkruan Soreca.

Gjykata Kushtetuese javën e parë u bë funksionale, pas më shumë se dy vitesh në ngërç total. Por tashmë u zgjodh edhe anëtari i shtatë që përforcon më tej funksionalitetin e kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, të dy këto institucione i realizuan detyrat e tyre, ndërsa tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila nuk është plotësuar vetë akoma.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!