Kushtetuesja shtyn “katet pa leje”, kërkon firmën e 28 deputetëve të PD-së për përfaqësuesin ligjor

schedule11:05 - 26 Prill, 2023

schedule 11:05 - 26 Prill, 2023

Gjykata Kushtetuese për herë të dytë ka shtyrë seancën për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike,përsa i përket konfiskimit të kateve pa leje, një vendim i qeverisë i dalë kohë më parë, por PD-ja e ka cilësuar të paligjshëm dhe që favorizon ndërtuesit e mëdhenj.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC News se seanca e parë është ndërprerë për shkak se mungonin 28 firmat, dy firma ishin të dy deputetëve që kanë dhënë dorëheqjen. Ndërkohë këtë herë trupa e gjyqtarëve kushtetues pretendoi se Partia Demokratike duhet të sillte autorizim me firmat e 28 deputetëve që kanë bërë ankimim në gjykatën Kushtetuese për ta autorizuar përfaqësuesin e tyre ligjor Marash Logun për të bërë mbrojtjen e çështjes apo pasqyruar trupës gjyqësore pretendimet e e PD-së.

Një vendim i tillë është kundërshtuar nga ana e PD-së posaçërisht nga sekretari I Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 32 vite dhe autorizimi i përfaqësuesit ligjor bëhet kur nisin çështjet për shqyrtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!