Kushtetuesja në Kosovë pezullon përkohësisht dekretin e Thaçit për emërimin e Hotit si kryeministër

schedule19:05 - 1 Maj, 2020

schedule 19:05 - 1 Maj, 2020

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi për kandidatin për kryeministrër, Avdullah Hoti, duke i dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër.

LDK kishte dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re. Kjo do të thotë që nesër nuk mund të mbahet seanca e thirrur nga kjo parti për në orën 13:00.

Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

  1. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;
  2. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar. /abcnews.al/