“Kushtetuesja” legjitimoi zgjedhjet lokale, Presidenca: Nesër do mbajmë qëndrimin tonë

schedule19:41 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 19:41 - 6 Dhjetor, 2021

Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke i shpallur ato legjitime.

“Kushtetuesja” rrëzoi kërkesat që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve lokale, ndërsa lidhur me këtë vendim sot ka reaguar edhe Presidenca. Përmes zëdhënësit për shtyp, Presidenca njofton se sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Sipas Presidencës në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar. /abcnews.al/