Maqedonia e Veriut ka vendosur se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët do të hyjnë në territorin e saj duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).
Personat të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut./ Abcnews.al