“Kushtet janë shtuar pas 2017-s”, Vasili: Duhen plotësuar 9 kushtet për t’u hapur negociatat

schedule11:50 - 27 Shtator, 2019

schedule 11:50 - 27 Shtator, 2019

Nënkryetari iLëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat tha se të enjten Bundestagu gjerman pati dy vendime të diferencuara në lidhje me hapjen e negociatave. Sipas tij, Bundestagu miratoi në princip datën hapjen e negociatave për Shqipërinë, por jo hapjen e negociatave.

“Dje pati dy vendime të diferencuara. Një vendim të qartë për Maqedoninë e Veriut, e cila ka miratuar hapjen e negociatave dhe datën e fillimeve të saj dhe një datë në princip për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por jo hapjen e negociatave”, tha Vasili.

“Gjermania ka vendosur që t’i mbajë akoma hapur portat e Evropës për popullin shqiptar, njëherazi ka identifikuar që pengesa e vetme në Shqipëri për integrimin evropian është rilindja dhe kjo formësohet në kushtet për të cilat janë vënë dhe nëpër të cilat duhet të kalojë negocimi i Shqipërisë sepse përkundrazi është i pamundur”, tha Vasili.

Për ish-deputetin, që prej vitit 2017 kushtet ndaj Shqipërisë dhe është dërrmuar besimi tek reforma në drejtësi. Sipas Vasilit nuk ka hapje negociatash me dy kushte. Duhen plotësuar të gjitha kushtet që të hapen negociatat sipas tij.

“Kushtet janë shtuar pas 2017-s dhe është dërrmuar kredenciali i reformës në drejtësisë që prodhoi probleme që janë transformuar në kushte. Sot Shqipëria në vendimin e PE ka treguar shumë qartë që vendimi është i kthjellët dhe përveç qëndrimeve propagandistike jam këtu për të sqaruar që Shqipërisë i duhet që të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura në këtë rezolutë. Çdo spekulim që mjaftojnë vetëm dy kushte për hapjen e negociatave është thjesht dhe vetëm një spekulim dhe demagogji e panevojshme. Për konferencën e parë për të filluar anëtarësimin duhen dy kushte që është reforma zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit që do të thotë hapje negociatave nëpërmjet kapitujve do ndodhë kur të plotësohet të gjitha kushtet pasuese. Pra nuk ka hapje negociata me dy kushte, por kërkohet plotësimi i 9 kushteve. Dy kushtet e para janë premisë për të filluar për të folur për 9 kushtet”, tha Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!