Bayern Munchen arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Hertha Berlin, duke triumfuar me rezultatin 0-1. Menjëherë pas ndeshjes i gjithë ekipi do të fluturonte për në Doha, pasi bavarezët do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve.
Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar sipas planit. E gjithë skuadra dhe stafi teknik e kaluar natën në bordin e aeroplanit, pasi ky i fundit nuk iu dha leje për të fluturuar drejt Katarit. Kushtet jo të mira atmosferike sollën një vonesë prej 7 orësh në fluturimin e gjermanëve. Më pas pati dhe një reagim nga klubi, duke sqaruar më hollësisht situatën.
ℹ️ #FCBayern‘s departure to Doha for the Club World Cup was severely delayed after permission to take off was denied.
Full details ⬇️
— FC Bayern English (@FCBayernEN) February 6, 2021
“Pasi u mohua leja për t’u ngritur nga Berlini, udhëtimi i FC Bayern për në Botërorin e Klubeve u vonua për më shumë se shtatë orë. Në vend që të ngrihej pak para mesnatës siç ishte planifikuar fillimisht, aeroplane nuk u lejua të ngrihej deri në orën 7 të mëngjesit.
Për këtë shkak ekuipazhi duhej të ndryshohej dhe aeroplani duhet të bënte një ndalesë në Munchen. Nga atje, aeroplane u ngrit për në Doha në orën 9:15 të mëngjesit”, shkruhej në deklaratën zyrtare. Kujtojmë që kampionët e Champions League do të ndeshen ditën e hënë me Al Ahly, ndeshje kjo e vleefshme për fazën gjysmëfinale të Botërorit. /abcnews.al