Kushi: Mundësi e re për maturantët, datat kur mund të plotësojnë formularët A1/A1Z

schedule14:34 - 5 Korrik, 2021

schedule 14:34 - 5 Korrik, 2021

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për maturantët. Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur se për plotësimin e formularëve A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.

“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021.  Suksese të gjithëve!” shkruan ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!