“Kush s’do donte të luante te Bayern?”, agjenti i Hakimit tremb Interin

schedule15:44 - 7 Maj, 2021

schedule 15:44 - 7 Maj, 2021

Ditët e fundit qarkulloi në media lajmi sikur Bayern Munchen interesohet për Achraf Hakimin, anësorin e djathtë të Interit. Marokeni cilësohet i pashitshëm nga kampionët e Italisë.

Agjenti i 22-vjeçarit, Alejandro Camano ka folur për Goal.com rreth këtyre zërave. “Nuk e di nga kanë dalë këta zëra, por nuk do surprizohesha për interesimin e Bayernit.

Unë po u them që askush nga kampi gjerman nuk ka kontaktuar me mua, asnjë bisedë nuk është kryer. Achraf është shumë i lumtur tek Interi dhe nuk mendon për asnjë klub tjetër.

Por, cili është ai që nuk do të donte të luante me Bayernin?”, deklaroi agjenti i “raketës” së krahut të djathtë, deklaratë që ka sjellë shqetësim në kampin interist. /abcnews.al