Kush penalizohet? Miratohet sigurimi i makinave, tani në dorë të kompanive

schedule16:53 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:53 - 18 Shkurt, 2021

Nga Erblina Mile

Sigurimi i  automjeteve  në bazë të historikut të aksidenteve do të mbetet në varësi të kompanive për t’u zbatuar. Sistemi “Bonus-Malus” parashikon që një kompani të ofroj çmime më të ulëta siguracioni për drejtuesit e rregullt të automjeteve.

Pritet të penalizohen ata që janë përfshirë në aksidente. Këta drejtues do të paguajnë më shtrenjtë policën e sigurimit. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi projektligjin pavarësisht se kreu i këtij komisioni Ilir Beqja e kundërshtoi dhe kërkoi riformulim.

Këtë debat bëmë, diskutim se ndoshta nuk ishte debat. Pas gjithë këtyre viteve që ne flasim ne jemi ende diskutime në parim, nuk shoh ndonjë fillim zbatimi afër” tha ai.

Projektligji tashmë pritet të kaloj në parlament ndërsa hyrja në fuqi parashikohet të bëhet pas 6 muajve ku edhe do të plotësohet me akte normative. Zbatimi i këtij Sistemi ka dhënë efekte pozitive në të gjitha vendet ku është zbatuar.

Rezulton se ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve, por, në Shqipëri, zbatimi  do të mbetet në dëshirën e kompanive të sigurimit./ Abcnews.al