“Kush pagoi trajtimin për Covid në spitalin turk?”, Shuperka-Roshit: Enver ke detyrim të jesh transparent!

schedule20:45 - 20 Gusht, 2020

schedule 20:45 - 20 Gusht, 2020

Roland Shuperka mjek dhe specialist i çështjeve mjekësore në departamentin e promocionit shëndetësor në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë ka reaguar në lidhje me kurimin në Turqi të deputetit Enver Roshi, i cili dje njoftoi se kishte fituar betejën me Covid-19.

LEXO edhe: VIDEO/ Pas komplikacioneve nga Covid-19 u dërgua në Turqi, deputeti Roshi fiton betejën me sëmundjen

Mjeku Shuperka përmes një statusi në rrjetet sociale i ka uruar jetë të gjatë deputetit Roshi, por ka kërkuar nga ai, që si politikan ka detyrimin të bëj transparente, shifrat e kurimit në spitalin turk, charterin, dhe se kush i pagoi këto kosto.

Statusi i plotë:

Jetë të gjatë Enver!

Sot nga media morëm lajmin që deputeti Enver Roshi ka dalë fitimtar ndaj koronavirusit dhe për më tepër “si mjek, profesor dhe politikan, (ai) shpreh mirënjohjen e thellë për cilësinë dhe trajtimin në spitalin turk”, ku u kurua pas vetëm 1 ditë qëndrimi në spitali tonë (shqiptar).

Duke i uruar jetë të gjatë, por si politikan, ti Enver ke detyrimin kushtetues të transparencës prandaj natyrshëm lindin këto pyetje dhe konstatime:

  1. Sa kushton kurimi në spitalin turk duke përfshirë dhe transportin charter dhe kush i pagoi këto kosto?
  2. Si mjek dhe profesor: Pse jeta juaj qenka më e vlefshme se jeta e atyre qindra qytetarëve të tjerë ndërmjet të cilëve dhe mjek e pedagogë të njohur që vdiqën nga covidi në spitalet tona(shqiptare)?
  3. Enver, ti duhet të falënderoje taksapaguesit shqiptar dhe kryeministrin Rama i cili aq shumë bën për deputetët e opozitës.
  4. Ti Enver na qenke më i mirë se qytetarët e këtij vendi që po trajtohen në spitalet tona?

Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi pas infektimit me Covid -19 u dërgua në Turqi  për trajtim mjekësor pasi pati komplikacione me sëmundjen.

Vetë Roshi ditën e djeshme, duke falenderuar spitalin turk dhe stafin mjekësor atje për cilësinë e shërbimit, njoftoi se kishte fituar betejën ndaj Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!