Juventus do të nisë punën menjëherë për të gjetur pasuesin e Allegrit. Pochettino, Decshamps, Inzaghi dhe Conte janë alternativat konkrete.
Pas zyrtarizimit të largimit të trajnerit Masimiliano Allegri, drejtuesit e skuadrës së Juventusit do të nisin menjëherë punën për të gjetur pasuesin e livornezin. Alternativat janë me pikatore dhe jo lehtë të arrtishëm.
Bardhezinjtë kanë në fokus Mauricio Pochettino, Dider Deschamps, Simone Inzaghi dhe Antonio Conten. Tekniku i Tottenham është ëndrra në sirtar i presidentit Agnelli, por kërkesat e larta ekonomike që kërkon Pochettino nuk pranohen nga italianët.
Kreu i pankinës së skuadrës angleze kërkon 20 mln euro në sezon, një shifër tepër e lartë për standardin që ekipet italiane ndjekin me trajnerët ku natyrisht që këtu bën pjesë edhe Juventus.
Emri i dytë në listë është trajneri Didier Deschamps që aktualisht drejton kombëtaren e francez. Francezi e njeh mirë ambientin bardhezi pasi ka luajtur si futbollist dhe e ka drejtuar për një sezon si trajner, por vështirë se mund të largohet nga Franca ku pas një viti do të zhvillohet kampionati europian.
Simone Inzaghi është emri surprizë në listën e dëshirave të zonjës së vjetër. Eksperienca e trajnerit të Lacios nuk është pengesë për sa kohë është strategu i një skuadre ambicioze që pak ditë më parë fitoi kupën e Italisë.
Nuk përjashtohet ende emri i Antonio Conte. Trajneri italian është shumë pranë skuadrës së Interit, por ende nuk e ka dhënë konfirmimin zyrtar. Mediat italiane raportojnë se Conte po pret ende një telefonatë nga Juventus ndaj dhe shkarkimi i Allegrit rrit mundësitë e rikthimit të Contes tek Juventus./ABC News Albania 24/7