Matthijs De Ligt dhe Juventusi do të ndajnë rrugët këtë verë dhe këtë e lë të kuptohet edhe deklarata e fundit e Maurizio Arrivabene, CEO-s së bardhezinjve.
“Është e pamundur të mbash një lojtar që dëshiron të largohet. Por është gjithmonë çështje numrash, nuk është se nëse dikush dëshiron të largohet, ti i përgjigjesh: të lutem, zini një vend në tavolinë.
Nga tavolina e bisedimeve duhet të ngrihen të tri palët të kënaqur. Kush ka paratë, fiton”, shprehet Arrivabene. / abcnews.al