Kush ka informacion të njoftojë! SHBA-të ofrojnë 10 milion dollar për grupin e rrezikshëm

schedule11:27 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:27 - 5 Nëntor, 2021

SHBA-të ofrojnë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çdo informacion që ndihmon në identifikimin ose gjurmimin e drejtuesve të grupit famëkeq të ransomëare “DarkSide”, sipas një njoftimi të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, raporton abcnews.al

Autoritetet amerikane janë shprehur më herët se grupi i lidhur me Rusinë qendron pas sulmeve kibernetike që dëmtuan gazsjellësin 5 500 kilometra të gjatë që furnizon me gaz bregun Lindor të SHBA-ve. Kompania u detyrua që të paguantë një dëmshpërblim të majmë për mungesën e gazit përveç faktit se diçka e tillë përbën cënim të sigurisë kombëtare.

Departamenti i Shtetit tha se ofron gjithashtu deri në 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin ose dënimin – në çdo vend – të njerëzve “që komplotojnë për të marrë pjesë ose tentojnë të marrin pjesë” në një sulm duke përdorur ransomëare të DarkSide.

Ashtu si shumë grupe të tjera ransomëare, DarkSide ofroi mjetet e veta të hakerimit për të ashtuquajturit bashkëpunëtorë, të cilët më pas mund të kryenin sulmet e tyre. Skema të tilla njihen si ransomëare-as-a-service.

Në një samit të qershorit, presidenti Joe Biden paralajmëroi homologun e tij rus, Vladimir Putin, se hakerat rusë duhet të largohen nga 16 sektorë kritikë të infrastrukturës, ku përfshihen kompani energjetike si Colonial, pronare e gazsjellësit të sulmuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!