Kush ju duket më i thjeshtë për të votuar? KQZ bën sondazh në Facebook për fletën e votimit

schedule22:28 - 23 Mars, 2021

schedule 22:28 - 23 Mars, 2021

Brenda pak ditëve KQZ pritet që të vendosë për fletën e votimit ku shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre me votë për legjislativin e ri për 4 vitet e ardhshme.

Të dy palët janë në të njëjtën linjë, fleta e votimit do të jetë me emra dhe jo numrat e kandidatëve në listë. Versionet janë tre deri tani nga KQZ.

Përpara marrjes së vendimit, institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka kërkuar edhe mendimin e qytetarëve përmes postimit në Facebook.

“Për katër draftet paraprake të fletës së votimit të paraqitura në postimin e mësipërm, ju lutemi zgjidhni se cili ju duket më i thjeshtë për të votuar, duke klikuar modelin që ju pëlqen, në këto dy sondazhe të mëposhtme” u kërkon KQZ, qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!