Në polici ndodhen 3 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të Nuredin Dumanit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se i arrestuar si përkrahës i Dumanit është Henrik Hoxhaj. Hoxhaj nuk është kapur në ambientet e banesës ku u arrestua Dumani, por jashtë pallatit ku ai qëndronte. Sipas policisë ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunëtor apo përkrahës të Dumanit.
2 personat e tjerë janë të ndaluar në komisariatin e Fierit pasi ende nuk është saktësuar pozicioni i tyre. Ata dyshohet se që do e largonin Dumanin nga Fieri në drejtim të një qyteti tjetër. Por plani i tyre dështoi pasi një telefonatë anonime në polici tregoi për vendin ku ndodhej Dumani i cili ishte plagosur pas të shtënave me armë në fshatin Papër. Aty shkuan forca të shumta policie dhe i vunë prangat.
I shumëkërkuari Nuredin Dumani është vënë në pranga dje në mbrëmje në Fier, ndërsa ishte i plagosur dhe i armatosur. Dyshohet se ai është përfshirë në një përplasje me armë në afërsi të Paprit dhe po mjekohej fshehtas.
/abcnews.al