Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij

schedule09:58 - 4 Korrik, 2022

schedule 09:58 - 4 Korrik, 2022

Nga Jesse Beckett, War History Online

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Adolf Hitleri mund të ketë qenë në gjendje të bindte miliona me ideologjitë e tij por nuk ishte në gjendje të bindte anëtarët e familjes së tij, siç ishte rasti me William Stuart-Houston ose ndryshe William Patrick Hitler.

William ishte nipi i Hitlerit dhe në fakt luftoi kundër Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia e familjes së Hitlerit, në përgjithësi, është magjepsëse, komplekse dhe plot pasiguri, por veprimet e William ishin një kthesë ironike.

William Patrick Hitler

William lindi në Liverpool më 12 mars 1911 nga gjysmëvëllai i Hitlerit, Alois Jr. dhe gruaja e tij irlandeze, Bridget Dowling. Alois Jr u ​​largua nga familja e tij në Austri pas një debati me babain e tij dhe të Adolf, Alois Hitler.

Alois Jr. dhe Bridget jetonin në një apartament që më vonë u shkatërrua nga bombardimet gjermane. Pasi u martua me Bridget në vitin 1910 dhe lindi William, Alois Jr. la familjen e tij dhe u transferua në Gjermani në 1914, ku u martua me një grua tjetër (kjo ishte një martesë e paligjshme dhe ai u akuzua për bigami), raporton abcnews.al.

Në vitin 1929, kur William ishte 18 vjeç, ai udhëtoi për në Gjermani dhe u ribashkua me babain e tij dhe mori pjesë në një tubim nazist.  Gjatë disa vizitave të tjera, marrëdhënia e William-it dhe Adolfit u prish pasi William i bëri disa kërkesa. Ai botoi disa artikuj mbi Adolfin, të cilët ndikuan në imazhin e tij publik dhe dëmtuan edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, por meqë tani njihej publikisht si gjysmë nipi i Adolfit, ai u pushua nga puna. Ai u kthye në Gjermani në 1933 për të përfituar nga fama në rritje e Adolfit. Adolf i dha William-it një sërë punësh të mira, por i pakënaqur, William kërcënoi gjysmë-xhaxhain e tij se nëse nuk do ti jepte një punë më e mirë, ai do të tregonte sekretet e familjes.

Ai vazhdoi të shantazhonte Adolfin derisa më në fund i bëri një ofertë për një pozicion të lartë, por vetëm nëse William hiqte dorë nga shtetësia e tij britanike. William e refuzoi këtë ofertë dhe u kthye në Angli.

Ndërsa këtu ai u përpoq të bashkohej me ushtrinë britanike, por çuditërisht ata nuk donin një të afërm të ngushtë të Hitlerit në radhët e tyre. Me Gjermaninë dhe Anglinë të ndaluara, William provoi të bëhej pjesë e ushtrisë së SHBA-së, raporton abcnews.al.

Shërbimi në Marinën Amerikane

Ai udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara me nënën e tij dhe u përpoq të bashkohej me marinën amerikane, por përvoja e tij me forcat e armatosura britanike u përsërit dhe Uilliami u refuzua sërish.

Ai i shkroi një letër presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt me ​​një kërkesë të veçantë dhe u zhvendos në lagjen Sunnyside të Queens, Nju Jork. Pas një kontrolli intensiv të sfondit nga FBI, ai u lejua të bashkohej me Marinën.

William qëndroi në marinën amerkane deri në vitin 1947 kur u shkarkua. Pasi veprimet e tmerrshme të Adolf Hitlerit gjatë luftës u bënë të njohura kudo, William më në fund u dorëzua dhe ndryshoi emrin e tij në Stuart-Houston. Ai u martua me Phyllis Jean-Jacques, një grua me origjinë gjermane, dhe çifti lindi katër djem.

William, gruaja, nëna dhe fëmijët e tij jetuan një jetë të qetë në Amerikë. Ai drejtonte një laborator gjaku në shtëpinë e tij dhe njihej si një njeri i qetë. Vjehrra e Marilyn Banaszak jetonte në vendin fqinj me William dhe familjen e tij – ajo tha se ai “nuk ishte aq miqësor” .

Megjithatë, Teresa Ryther që jetonte afër tha se katër fëmijët ishin “si çdo fëmijë tjetër në bllok, fëmijë amerikanë. Fqinjët e tij nuk ishin në dijeni të prejardhjes së William-it, por në mënyrë interesante kishin vënë re ngjashmërinë e tij me Adolfin.

Babai i Ryther shpesh komentonte për ngjashmëritë: “Babai im i thoshte mamasë sime, ‘A nuk ngjan shumë  me Adolf Hitlerin?”, tha ajo.

“Një herë, babai im i tha mamasë sime: “Sapo pashë Patin dhe dukej tamam si Hitleri.”” kujton Ryther.

William ndërroi jetë në vitin 1987 në moshën 76-vjeçare. Thuhet se ai është varrosur me nënën e tij në Nju Jork në “Stuart-Houston”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!