U eliminua në “Barisha”, kush ishte “El Baghdadi”, “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it

schedule09:26 - 28 Tetor, 2019

schedule 09:26 - 28 Tetor, 2019

Abu Bakr al-Baghdadi ai ishte njeriu më i kërkuar në botë. Kreu i ISIS thuhet se humbi jetën gjatë një sulmi të SHBA-së në Siri. Al-Baghdadi udhëhoqi ISIS-in për pesë vitet e fundit, ndërsa vdekja e tij u konfirmua edhe nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump. ‘Daily Mail’ shkruan se ai kishte frymëzuar shumë nga sulmet terroriste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Operacioni u krye vetëm 5 km nga territori turk në një fshat të quajtur “Barisha”.

Vdiq si një qen’ dhe e përshkroi atë si ‘më të madh se Bin Ladeni’, –tha gjatë fjalës së tij Trump.
Abu Bakr al-Baghdadi dhe udhëheqësit e tjerë të ISIS-it mbështetën veprime të shkallës më të vogël të dhunës që do të ishin më të vështira për zbatimin e ligjit për t’u parandaluar. ‘Daily Mail’ shkruan më tej se në SHBA ekstremistët e shumtë janë zotuar për besnikërinë e tyre me al-Baghdadi në mediat sociale.

Ndërkohë, për ‘kokën’ e tij ishte vendosur një shpërblim prej 25 milionë dollarësh amerikanë, ndërsa ai nuk ka qenë i ekspozuar vitet e fundit. Ai është shfaqur në disa regjistrime audio si në rastin e muajit të kaluar ku u bënte thirrje ushtarëve të ISIS që të bëjnë gjithçka që mundnin për të liruar të burgosurit dhe gratë që mbahen në burgje dhe kampe. Al-Baghdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit Kalifati Islamik, raportohet se u hodh në erë gjatë sulmit të synuar mbi strehën e tij në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

KUSH ISHTE AL-BAGHDADI?
Al-Baghdadi thuhet se lindi si Ibrahim Awwad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarrai në vitin 1971 në Samarra të Irakut. Lideri i ISIS-it thuhet se ishte një tifoz i pasionuar i futbollit që nuk kishte nota të mjaftueshme për shkollë juridike ose për një karrierë ushtrie. Ai u transferua në Bagdad për të studiuar Islamin. Thuhet se gjatë kohës kur ndodhi sulmi, udhëheqësi i ISIS-it ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje eksplozive, si dhe fëmijët e tij për të cilët besohet të jenë akoma gjallë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!