Kush i blen apartamentet? Agjentja imobilare: Një çifti shqiptar i duhen 25 vjet të marrë një shtëpi

schedule11:18 - 24 Prill, 2023

schedule 11:18 - 24 Prill, 2023

Sipërmarrësja dhe agjentja imobilare, Ilda Zaloshnja ka zbuluar në “ABC e Mëngjesit”, se cilat kategori po blejnë aktualisht apartamente në Tiranë, nga ata që duan të investojnë në prona, deri ata që duan të zgjerojnë më shumë ambientin ku jetojnë.

“Apartamentet i blejnë disa kategori. Për shembull, disa njerëz kanë një apartament, për shembull 1+1 kur ishin çift i porsamartuar, janë bërë me një fëmijë ose dhe ndoshta me dy, vlera e atij apartamenti ka qene 50-60 mijë euro kur ata e kanë blerë para 10 vjetësh, sot është bërë 80-90 mijë euro, mund t’i shtojnë një pjesë kredie kësaj që kanë blerë dhe mund të blejnë një apartament 2+1. Kjo është një kategori.

Një kategori tjetër është ajo e familjeve me standard pak më të lartë, të cilët e kanë një shtëpi që nuk është keq, por duan një gjë më të mirë se ajo që kanë. Nuk mund ta mohojmë që cilësia e ndërtimit është rritur jashtëzakonisht shumë nga fillimi i ndërtimeve të para dhe deri më sot, ashensorët janë bërë më të bukur, shkallët më të bukura, kanë roje administrimi dhe çdo gjë tjetër me oborre ndoshta. Kështu që nqf të se munden, pse mos ta kenë. Ka gjithashtu individë, të cilët duan të investojnë për të ndërtuar. Pra, blejnë pasuri të paluajshtme për t’i dhënë ato me qira, sepse le të themi atë që është, bankat sot nuk janë kompetitive në interesat e depozitave. Sot t’i lësh lekët në bankë është si t’i lësh pas asnjë lloj përfitimi, si t’i lësh poshtë dyshekut. Kurse me pronat jemi të gjithë të vetëdijshëm, që në harkun e vetëm të 5 viteve të fundit, çmimet janë rritur të paktën 30%, në disa zona edhe më shumë. Kështu që asaj prone t’i merr një qira mujore të vogël, me të cilën mund të shlyesh edhe kredinë. Edhe mund ta rishesësh dhe mbas 5 vjetësh dhe mund të fitosh një shumë ekstra mbi atë që ti ke paguar, përveç le të themi qirasë që t’i ke marrë në tërë ato vite”, u shpreh ajo.

Më tej, Zaloshnja theksoi një familje me të ardhura normale i duhet 25 vjet të shlyejë kredinë që ka marrë për të blerë një shtëpi.

“Një familje shqipare që ka të ardhura rreth 150 mijë lekë të reja në muaj, pra dy rroga normale, le të themi. Mund të marri një kredi për 25 vjet dhe të paguajë 1/3 e këtij kësti dhe këtyre të ardhurave për këstin e kredisë dhe të blejë një apartament. Por ama mos harroni një gjë, 25 vjet vërtetë, por ndërkohë vlera e kësaj pronës mund të jetë rritur dhe ata mund ta rishesin dhe të blejnë diçka tjetër më të mirë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!