Kush fshihet pas shpërthimit të urës në Krime? Arrestohen 8 persona

schedule08:22 - 12 Tetor, 2022

schedule 08:22 - 12 Tetor, 2022

Tetë persona janë arrestuar pas shpërthimit në urën Kerç në Krime, njoftoi të mërkurën shërbimi sekret rus FSB.

Shpërthimi në urën Kerç ishte shkaku i një breshërie të sulmeve me raketa ruse në ukrainë.

“Kemi përcaktuar se organizatori i sulmit terrorist në urën e Krimesë ishte kreu i Shërbimit Qendror të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Në njoftim thuhet se ukrainasit Tsyurkalo Mikhail Vladimirovich, Kovac Denis Olegovich, Solomko Roman Ivanovich, Gjeorgjiani Inosaridze Sandro, një ndërmjetës i quajtur “Levan” dhe një armen ishin të përfshirë në organizimin e lëvizjes së kamionit nga Bullgaria në portin e Potit në Gjeorgji dhe nga atje në Armeni.

Aktualisht, në kuadër të çështjes penale janë ndaluar pesë shtetas të Rusisë, tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë, të cilët morën pjesë në përgatitjen e krimit.

FSB pretendon se eksplozivët që shkaktuan shembjen e një pjese të urës u dërguan nga Odessa përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë. Tass raporton se ngarkesa që mbante eksplozivët po i dërgohej një kompanie inekzistente në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

/abcnews.al/