Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot heroin e Antimafias, Giovanni Falcone, që ndonese u ekzekutua nga krimi, mbeti në histori për punën e madhe dhe mesazhin e fortë që dha.
Falcone u ekzekutua nga shpërthimi i më shumë se gjysëm ton tritoli, jo shumë kohë pasi ai kishte kryesuar Gjykimin historik kundër Mafias siçiliane.
Presidenti Meta ka zgjedhur ditën e 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, një thënie të tij ku shkruan se;
“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.
Meta shkruan:
“Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia”, duke përcjellë kështu një mesazh edhe për drejtësinë shqiptare./abcnews.al