Kush është Wagner-i “i ri” që po krijon Kremlini

schedule15:36 - 16 Tetor, 2023

schedule 15:36 - 16 Tetor, 2023

Kompania private ushtarake Redut është duke rekrutuar mercenarë, duke përfshirë ish bashkëpunëtorë të organizatës private mercenare Wagner, raporton inteligjenca ushtarake britanike, cituar nga shërbimi rus i BBC.

Sipas informacioneve të tyre, kontrollin dhe financimin e veprimtarisë së organizatës e ka marrë Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.

Që nga fillimi i pushtimit rus, organizata Redut ka marrë pjesë në luftimet në rajonet e Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Lugansk. Kompania punëson më shumë se 7000 njerëz.

Organizata Redut është aktualisht një nga disa kompani private ushtarake dhe trupa vullnetare të përdorura nga Ministria e Mbrojtjes për të plotësuar nevojat e forcave të rregullta ruse.

Në raportin e inteligjencës ushtarake britanike, thuhet se është plotësisht e mundur që praktika e krijimit të njësive “vullnetare” të ketë ndihmuar Rusinë të shmangë valët e reja të rekrutimit, e cila është e papëlqyeshme në botë.

Javën e kaluar gazetarët investigativë të faqeve Shemi dhe Sistema publikuan një investigim të madh për rekrutimin e fshehtë të rusëve për nevojat e luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!