Anëtarët e sektit fetar Shincheonji vishen me këmisha të bardha identike, pantallona të zeza dhe çfarë i identifikon tjetër është emri i vendosur në këmishë.
Ata vishen njësoj me çdo anëtar të sektit sa herë që mblidhen për të dëgjuar predikuesin e tyre Lee Man-hee.
Nuk ka karrige, përveç disa karrigeve që janë për të moshuarit ose të sëmurët. Pjesa tjetër ulet në dysheme.
Sektet fetare të Shincheonji janë në vëmendjen e të gjithëve shkak është bërë përhapja e koronavirusit në Kore të Jugut që ka infektuar më shumë se 5,000 njerëz.
Shincheonji, megjithatë, nuk është besimi i vetëm në vend. Sot ekzistojnë qindra grupe fetare të ngjashme në Korenë e Jugut – përfshirë ato të krishtera – sipas Tark Ji-il, një profesor në Universitetin Busan Presbyterian dhe një ekspert në lëvizjet fetare të vendit.
Disa nga drejtuesit e tyre pretendojnë se janë profetë ose argumentojnë se ata kanë një aftësi të veçantë për të interpretuar Biblën. Disa janë të njohur për thirrjen e adhuruesve për të bërë gjëra të çuditshme, abuzive ose të dhunshme në rastin më të keq .
Megjithëse nuk ka një dhënë të saktë pse shumë nga këto lëvizje të reja fetare u shumuan në Korenë e Jugut shkruan abcnews.al
Disa thonë se ndodhi nga gjurmët që la kolonizimi i Japonisë nga Koreja e Jugut dhe diktatura ushtarake që sundoi vendin kur fitoi pavarësinë pas Luftës së Dytë Botërore në 1945.
Katolikizmi arriti në gadishullin Kore përmes Kinës në shekullin e 18-të , dhe misionarët protestantë arritën në vitet 1880 për të përhapur besimin e tyre. Shekulli XIX solli ndryshim të thellë në Kore, kur dinastia Joseon u rrëzua në 1897 pas 500 vite sundim, dhe gadishulli u përvetësua nga Japonia 13 vite më vonë.
Shumë Koreanë ishin pesimistë për të ardhmen gjatë sundimit kolonial, Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Koreane. Ata nuk kishin besim te liderët e tyre politikë, dhe kështu iu drejtuan figurave fetare që u premtuan atyre shpëtim shpirtëror, sipas abcnews.al
Lee ka qenë njëri prej tyre. I krishteri i devotshëm ishte në të njëzetat e tij të hershme kur shërbeu në Divizionin e 7-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së Koresë së Jugut gjatë Luftës Koreane nga 1950 deri në vitin 1953. Pasi pushuan armiqësitë, Lee u bë një nga më shumë se një milion ndjekës të një plaku karizmatik presbyterian(një pjesë e traditës së reformuar brenda Protestantizmit) të quajtur Park Tae -son.
Vizioni i tij
Ndërsa Park bëri një fjalim duke iu drejtuar të krishterëve në majë të malit Nam-San, ai pretendonte se shihte vizione të zjarrit dhe ujit që zbresnin nga qiejt.
Ishte Prill 1955. Park ishte një nga disa udhëheqësit fetarë që fliste në tubime masive për ringjalljejen në atë që sot është vendi i Kullës YTN në Seul.
Lindur në Korenë e Veriut të ditëve të sotme në 1915, Park kishte marrë pjesë në shërbimet e kishës presbyteriane që në moshë të re, sipas James Grayson, një profesor i njohur i studimeve moderne Koreane në Universitetin e Sheffield. Ai kishte praktikuar një “linjë ortodokse të Presbyterianizmit”, tha Grayson, një metodist që jetoi në Korenë e Jugut nga 1971 deri në 1987 dhe studioi kulturën dhe fetë e vendit.
“Ai nuk kishte qenë pjesë e ndonjë lëvizjeje të re fetare më parë,” tha Grayson.
Vizioni që ai kishte e shtyu atë të besonte se ai ishte pastruar shpirtërisht dhe se duart e tij kishin “fuqi të madha”, shkroi Grayson në librin e tij “Korea – Një histori fetare”.
Sipas tij, Park shëroi një njeri që nuk mund të lëvizte për 30 vite vetëm duke e masazhuar në kokë.
Ishte një moment kryesor për Park dhe lëvizjet e reja fetare të krishtera në Korenë e Jugut. Përvoja e nxiti atë të krijojë lëvizjen e tij, të quajtur “Olive Tree Church”.
Megjithëse format mistike të krishterimit që ndërthurnin mësimet biblike dhe elementet e fesë popullore koreane kishin ekzistuar para vizioneve të Park në mal, por askush nuk kishte pasur të njëjtin nivel fuqie dhe ndikimi që kishte Park.
Kisha u bë shpejt një nga dy lëvizjet e reja me ndikim fetar të krishterë në Korenë e Jugut në vitet ’50 dhe 1960.
Tjetra ishte Shoqata e Frymës së Shenjtë e Moon Sun-myung për Unifikimin e Krishterimit Botëror, e njohur më mirë si Kisha e Unifikimit.
Sot ajo organizon dasma masive, ku mijëra çifte të rinj martohen në të njëjtën ditë, duke i parë bashkëshortët e tyre për herë të parë aty.
Këto sekte dhe praktikat e tyre unike ishin veçanërisht tërheqëse për Korenë e Jugut në fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 1960. Ishte një epokë trazirash në shoqërinë e Koresë së Jugut, e cila ishte në procesin e shndërrimit nga një ekonomi e varfër, agrare e copëtuar nga një luftë shkatërruese civile në një nga ekonomitë më moderne dhe të zhvilluara në botë – të gjitha në një gjeneratë të vetme shkruan abcnews.al
Shtrirja ekonomike, e quajtur shpesh “Mrekullia në lumin Han”, u nxit nga qeveria ushtarake me mendimet e Park Chung-hee, i cili investoi shumë në industri dhe infrastrukturë – shumica e burimeve natyrore të Koresë ishin të vendosura në Veriun komunist .
Nga 1964 deri në 1995, të ardhurat e përgjithshme të vendit për një njëri në Kore u rritën nga 100 dollarë në 11.432 dollarë, por fitimet ekonomike nuk u ndanë të gjitha në mënyrë të barabartë. Ata që nuk përfituan nga lëvizja e qeverisë së Park “u zhgënjyen nga politika e qeverisë pas Luftës Koreane”, tha David Kim, një profesor në Universitetin Kombëtar Australian dhe ekspert në fenë Koreane.
Shumë, tha Kim, kërkuan “paqe të brendshme” dhe këto sekte të krishtera mbushën boshllëkun.
Zion i ditëve moderne
Grupi fetar i Parkut ishte një opsion veçanërisht tërheqës për shumë të krishterë në Korenë e Jugut. Misioni i tij për krijimin e një distanie të ditëve moderne do të realizohej duke i bërë thirrje shumë njerëzve që ndiheshin të lënë pas në kalimin nga një shoqëri agrare në një shoqëri industriale.
Besimet e Park për të shëruar njërëz, ai vazhdoi t’i kryente edhe pas përvojës së tij në mal, aty erdhën shumë njërëz që kërkonin rehabilitim shpirtëror, mendor ose fizik – përfshirë “njerëz të zakonshëm”, të cilët kishin pak ose aspak njohuri për teologjinë apo mësimet unike të Park, tha Kim.
Njerëzit tërhiqeshin nga drejtues së lëvizjes me buzëqeshje të madhe dhe me flokë të zeza. Disa madje u zhvendosën në një qytet tjetër të ndërtuar nga kisha, të përbërë nga shkolla, fabrika dhe komplekse apartamentesh afër Seulit.
Në kulmin e saj, lëvizja Olive Tree kishte rreth 2 milion anëtarë, sipas Massimo Introvigne, një studiues fetar dhe themelues i Qendrës për Studime mbi Fetë me qendër në Itali . Popullariteti, megjithatë, nuk zgjati. Park pretendoi, se Jezui ishte një imponues dhe se ai ishte Krishti i vërtetë. Krenaria e tij çoi në një seri manifestime masive në mesin e viteve 1960. Në kohën kur ai vdiq në 1990, tashmë sekti kishte rënë.
Shumë prej kishave të bardha në Korenë e Jugut që dikur i përkisnin kishës së krijuar nga Park tani janë braktisur, “shpesh përdoren si shtëpi-dyqane por jo më si vende adhurimi”, tha Grayson shkruan abcnews.al
Një nga ata që la lëvizjen fetare të kishës ishte një veteran i luftës koreane në mesin e të tridhjetave të tij i cili kishte kaluar 10 vite duke e adhuruar atë vend
Emri i tij ishte Lee Man-hee.
Pasi la komunitetin e Park, Lee krijoi Tempullin e Tabernakullit në vitet 1970, por e braktisi gjithashtu atë grup, pasi akuzoi bashkëthemeluesit e tij për korrupsion, sipas Introvigne. Rrëfimi i Introvigne bazohet në dy intervista me Lee, i cili është shumë privat dhe rrallëherë flet në media. Lee nuk pranoi të fliste me CNN për këtë dhe histori të tjera, megjithëse mbajti një konferencë të rrallë për shtyp të hënën për të diskutuar mbi koronavirusin dhe mënyrën për të mbrojtur grupin e tij fetar.
Do të duhej të kalonin edhe disa vite, që në 14 mars 1984, Lee më në fund të themelonte tempullin e tij – Kishën Shincheonji të Jezusit, Tempullin e Tabernakullit që shpesh quhet Shincheonji.
Historia e Shincheonji
Historia e origjinës së Shincheonji është dramatike.
Ekspertët thonë se shumica e sekteve të krishterë në Korenë e Jugut ndoqën një skenar të ngjashëm. Ata u formuan si grupe të veçanta pasi u ndanë nga lëvizja Olive Tree ose Kisha e Unifikimit. Shumica ende mbështeten në simbolikën e gjallë apokaliptike dhe udhëhiqen nga figura që pretendojnë një lloj të drejte hyjnore. Të tjerët, si Lee, nënkuptojnë epërsinë shpirtërore përmes një lidhje me Zotin ose Jezusin.
Grayson, profesor në Universitetin e Sheffield, tha se të krishterët e tjerë në Korenë e Jugut i shikojnë grupet që e vënë në dyshim autoritetin e Krishtit si heretik. Protestantët, një forcë e fuqishme politike në Korenë e Jugut, janë veçanërisht mosbesues ndaj sekteve të krishterë, veçanërisht ndaj Shincheonji, i cili është akuzuar për sjellje jo të hijshmë ndaj anëtarëve të kishave të tjera.
Ndërsa mund të ketë qindra prej këtyre grupeve, ekspertët thonë se ato janë një produkt i historisë unike socio-ekonomike dhe politike të Koresë së Jugut, jo domosdoshmërisht përfaqësues të krishterimit ose fesë në tërësi në Kore shkruan abcnews.al
Sa i përket anketimit të qeverisë së Koresë së Jugut për vitin 2015 , vetëm 44% e qytetarëve të vendit thanë se kishin një fe. Prej tyre, 45% e ishin protestantë dhe 18% katolikë.
Kim, profesor në Universitetin Kombëtar Australian, beson se sektet e krishtera shihen si të dyshimta nga shumë koreanë të jugut për shkak të “ungjillëzimit të tyre ekstrem”.
“Koreanët e zakonshëm nuk do ta dinin ekzistencën e atyre sekteve të vogla të krishtera nëse nuk do të kishin një lidhje personale mes marrëdhënieve familjare, miqve apo kolegëve,” tha ai.
“Këto grupe përbëjnë një numër mjaft të vogël njerëzish,” tha Grayson. “Por për shkak të natyrës së tyre ata kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave.”/CNN. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al/